Hapësire reklamuese

Politikë

Në Abu Dhabi me Ramën, ministri Ahmetaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 2000 shtëpive në Durrës e Spitallë; Kush është sheiku që ka ndërtuar Burj Khalifa

Shkruar nga Newsbomb
Ahmetaj duke firmosur marreveshjen ne Abu Dhabi

Ministri Rindërtimit Arben Ahmetaj ka firmosur në Abu Dhabi marrëveshjen për ndërtimin nga Emiratet e Bashkuara të 2000 shtëpive të reja, në Durrës dhe Spitallë. Bashkë me të në Abu Dhabi është dhe kryeministri Rama.

“Abu Dhabi - 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin. Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin”, shkruan Ahmetaj, teksa ndan dhe videon ku firmos marrëveshjen.

Rama dhe Ahmetaj janë pritur në Emiratet e Bashkuara nga Princi i Kurorës Mohammed bin Zayed Al Nahyan, si dhe sheiku e ndërtuesi Mohamed Ali Alabbar. Ky i fundit është ndër sipërmarrësit më të mëdhenj global që ka ndërtuar ndërtesën më të lartë në Dubai, e quajtur Burj Khalifa.

Një nga kompanitë e tij më të mëdha, Emaar Properties, regjistron të ardhura vjetore më të larta se 7 miliardë dollarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu