Në Abu Dhabi me Ramën, ministri Ahmetaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 2000 shtëpive në Durrës e Spitallë; Kush është sheiku që ka ndërtuar Burj Khalifa

Publikuar tek: politike, më 14:30 26-11-2020 Në Abu Dhabi me Ramën, ministri Ahmetaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 2000 shtëpive në Durrës e Spitallë; Kush është sheiku që ka ndërtuar Burj Khalifa Ahmetaj duke firmosur marreveshjen ne Abu Dhabi

Ministri Rindërtimit Arben Ahmetaj ka firmosur në Abu Dhabi marrëveshjen për ndërtimin nga Emiratet e Bashkuara të 2000 shtëpive të reja, në Durrës dhe Spitallë. Bashkë me të në Abu Dhabi është dhe kryeministri Rama.

“Abu Dhabi - 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin. Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin”, shkruan Ahmetaj, teksa ndan dhe videon ku firmos marrëveshjen.

Rama dhe Ahmetaj janë pritur në Emiratet e Bashkuara nga Princi i Kurorës Mohammed bin Zayed Al Nahyan, si dhe sheiku e ndërtuesi Mohamed Ali Alabbar. Ky i fundit është ndër sipërmarrësit më të mëdhenj global që ka ndërtuar ndërtesën më të lartë në Dubai, e quajtur Burj Khalifa.

Një nga kompanitë e tij më të mëdha, Emaar Properties, regjistron të ardhura vjetore më të larta se 7 miliardë dollarë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi rrëzon Metën për Gjendjen Civile, miraton projektligjin për Censusin e popullsisë dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt
Ministrja Kushi njoftim TË RËNDËSISHËM: Në 1 dhjetor fillon mësimi i kombinuar, klasat 1-5 dhe 12 në shkollë, të tjerat alternohen »
Article Logic
Execution time: 0.013068914413452
array(1) { ["section"]=> string(162) "ne-abu-dhabi-me-ramen-ministri-ahmetaj-firmos-marreveshjen-per-ndertimin-e-2000-shtepive-ne-durres-e-spitalle-kush-eshte-sheiku-qe-ka-ndertuar-burj-khalifa-229204" }