Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.6kmh
75 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
23 °
Hën
21 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Në 90-vjetorin e lindjes, Meta kujton Dritëro Agollin: Kujtimi i tij vjen i gjallë me poezitë dhe këshillat e mençura kaq aktuale!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka kujtuar në 90-vjetorin e lindjes shkrimtarin, poetin dhe politikanin e shquar Dritëro Agollin.

Meta e nis postimin e tij me vargjet e poezisë së njohur të Agollit “Kur të jesh mërzitur shumë”, teksa shkruan se ai do të mbetet gjithmonë i gjallë me poezitë dhe këshillat e tij të vyera.

Postimi i Metës:

“Në raft të librave kërkomë,

Atje do jem i fshehur unë

Në ndonjë fjalë e ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshësh,

Si një blerim pas një rrëkeje.”

Dritëroi ynë i madh do të dritërojë përjetë për gjithçka i la trashëgim kombit shqiptar!

Në 90-vjetorin e lindjes, kujtimi i Tij vjen i gjallë me poezitë, librat, idetë e vyera dhe këshillat e mençura kaq aktuale! 📚🇦🇱

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 dhe u nda nga jeta më 3 shkurt të 2017. Ai ishte një shqiptar poet, shkrimtar, politikan, dhe ish-kryetar i Lidhjes Shqiptare të Shkrimtarëve dhe Artistëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img