Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Në 8 vite heshtët dhe tani flisni”, Mark Marku dhe Ristani përplasen në studio, ish-deputeti: Je komunist akoma, Basha as ngriva-shkrivën nuk e bëri kësaj radhe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Lezhë, Mark Marku dhe ish-deputeti Arben Ristani ajnë përplasur mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” përsa i përket dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Marku u shpreh se gjatë 8 viteve në opozitë asnjë nga anëtarët e PD nuk foli, por tashmë janë kthyer kudnër Bashës, ndërsa Ristani i është kthyer duke i thënë se Marku është “komunist”, pasi nuk pranon garën brenda partisë.

Pjesë nga debati:

Marku: Basha nuk është kryetari im. Nëse fiton zgjedhjet përballë Bardh Kadillit atëhrë do e shikoni qëndrimin tim. Unë nuk do bëj si këta që 8 vite kanë heshtur dhe flasin tani.

Ristani: Unë kam folur edhe më përpara por ti ske qenë aty

Marku: Lulzim Basha ka 8 vite kryetar, s’kam dëgjuar ndonjë kritikë. Vetëm Arben Imami po, dhe Topalliz me Patozin pasi ikën.

Ristani: Ka humbur 4 herë me radhë. Çfarë duhet të bëjë?

Marku: Ka të drejtë të japë dorëheqjen, ose të mos e bëjë.

Ristani: Ai as ngriva-shkrivën nuk e bëri kësaj radhe

Marku: Në vitin 2013 të gjithë nënkryetarët dhanë dorëheqjen, pse nuk e kërkojnë edhe tani, por i kërkojnë dorëheqjen vetëm Bashës.

Ristani: Ti s’pranon garën brenda partisë. Je komunist akoma

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img