Hapësire reklamuese

Politikë

“Në 2021 pati blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane thirrje qeverisë dhe partive pë 14 Majin: Zbatoni rekomandimet e ODIHR

Shkruar nga Newsbomb
“Në 2021 pati blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve të sigurohen që zgjedhjet e 14 Majit të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

Përmes një postimi në “Facebook” ambasada ka evidentuar disa nga problematikat që raporti nxori në pah në zgjedhjet e 2021, mes të cilave blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale.

“Pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, raporti i ODIHR-it përshkruan fushat ku është bërë përparim i vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Në veçanti, pati raportime të besueshme për blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë, partive dhe institucioneve shtetërore që të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it”, shkruhet në reagimin e Ambasadës.

Më tej ambasada thekson se SHBA mbështet me forcë kërkesën e popullit shqiptar për një demokraci të fortë dhe se do vijojnë tën xisin të gjithë drejtuesit dhe institucionet që të vazhdojnë të përmirësojnë proceset zgjedhore.

Reagimi i plotë:

Pas 50 ditësh, më 14 maj, Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje vendore mbarëkombëtare. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve të sigurohen që aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

Pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, raporti i ODIHR-it përshkruan fushat ku është bërë përparim i vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Në veçanti, pati raportime të besueshme për blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë, partive dhe institucioneve shtetërore që të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it.

Ashtu siç ambasadorja Kim diskutoi kohët e fundit me drejtuesit e partive, partitë politike duhet të sigurohen që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente. Drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë. Strategjia e Presidentit Biden Kundër Korrupsionit identifikon kërcënimin unik që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë kërkesën e popullit shqiptar për një demokraci të fortë. Ne nxisim të gjithë drejtuesit dhe institucionet që të vazhdojnë të përmirësojnë proceset zgjedhore të Shqipërisë dhe të sigurojnë që Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj demokratike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu