Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Në 2021-22 përfundojnë mandatet, ISP publikon shifrat; tre cilësi që duhet të merren në konsideratë nga institucionet e drejtësisë së re

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Instituti i Studimeve Politike

Reforma në drejtësi premtoi efikasitetit të sistemit të ri gjyqësor, dhënie drejtësie, transparencë dhe profesionalizëm. Ka pasur progres dhe në tërësi reforma mbetet një zhvillim pozitiv për vendin, ndofta zhvillimi më pozitiv dhe më i rëndësishëm i 5-6 viteve të fundit.

Nga ana tjetër, nuk ka ende ndonjë studim / raport për të parë impaktin e “drejtësisë së vonuar dhe të tranzicionit midis “drejtësisë korporatave” dhe “drejtësisë së premtuar”, por duhet pranuar tashmë se raste / bilance të tilla janë tregues i leksionit (ende të palexuar si/sa duhet) se jetësimi i reformave të rëndësishme sektoriale nuk kërkon vetëm vullnet politik dhe paketa ligjore, (të sprovuara në reformën e vitit 2016 dhe ligjet pasuese), por edhe fizibilitet mbi kapacitetet dhe burimet, vizion afatgjatë dhe qasje strategjike, tri cilësi, të cilat duket se nuk u morën dhe nuk po merren në konsideratë sa do të duhej!

Ky leksion vlen sidomos për mësim & reflektim gjatë periudhës dhjetor 2021- korrik 2022 kur përfundojnë mandatet e para kushtetuese të KLP dhe KLGJ, si dhe mandatet e plota kushtetuese të organeve të vettingut KLP dhe IKP.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar reformën në drejtësi, kryesisht funksionimin e institucioneve kryesore dhe vendimmarrjet e Kuvendit, Presidentit, Këshillit të Ministrave dhe organeve të tjera në sistemin qeverisës.

Më shumë

spot_img
spot_img