Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Në 2020, shqiptarët kanë pirë më pak PIJE ALKOLIKE, shkak mungesa e dasmave dhe klubeve të natës (TË DHËNAT E INSTAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

570b751c4e4c8d1f6e916c3f00f79ed4

Në vitin 2020, shqiptarët kanë pirë më pak alkool. Të dhënat e INSTAT, cituar nga revista Monitor, tregojnë se vitin e kaluar importet e pijeve alkolike u ulën me 8.2 përqind. Distributorët e mëdhenj në vend e konfirmojnë rënien e konsumit të pijeve alkolike dhe birrës së importit.

Drejtori i shitjeve në kompaninë “Marketing & Distribution”, Genti Çela, njohës i shitjeve në terren, tha se arsyeja e rënies së konsumit është mbyllja e klubeve të natës si dhe moslejimi i dasmave apo ceremonive të tjera festive.

Klubet e natës ishin të parat që u mbyllën me vendosjen e karantinës. “Në vitin 2020 të gjitha importet janë rritur nga frika e karantinës në muajt mars-maj dhe shqetësimi për mbyllje të dytë të ekonomisë për shtator-tetor. Pas rritjes së importeve, problem në tregun vendas mbetet konsumi, sidomos për birën e importit dhe pijeve alkolike që ka rënie me 15%. Konsumi I birrave bëhet në dasma të cilat nuk janë zhvilluar. Pijet alkolike konsumohen më shumë në lokalet e natës që kanë qenë të mbyllura” nënvizoi Çela.

Përfaqësues të kompanisë Agna Group thanë se në vitin 2020 konsumi i pijeve alkolike shënoi rënie. Ndërsa konsumi I birrës vendase “Elbar” ka pasur rritje të madhe, por është ulur kërkesa për birrë importi. Edhe për pijet freskuese ka pasur rënie, thonë zyrtarët e kompanisë.

Më shumë

spot_img