Hapësire reklamuese

Politikë

“Në 2017 mora propozim për të drejtuar PD”, Malltezi tregon nëse do i futet politikës

Shkruar nga Newsbomb
“Në 2017 mora propozim për të drejtuar PD”, Malltezi

Argita Malltezi është shprehur se do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Vajza e Sali Berishës është pyetur disa herë nëse do i futet politikës dhe nëse mendon të marrë drejtimin e PD, por Malltezi është shprehur se nuk synon t’ i futet politikës.

Ajo madje ka treguar se në 2017 i është propozuar që të marrë drejtimin e PD, por që nuk e ka pranuar pasi nuk ka dashur që PD të konsiderohet si institucion i trashëguar familjar.

“Nuk aspiroj të jem në drejtim të saj. Unë do bëj çdo gjë për të vënë në vend të drejtën. Nuk është politika qëllimi im, por për të vënë të drejtën në vend. Unë do bëj çdo gjë për të drejtuar gjërat me aq sa mundem nga kjo pikë ku ka rënë. Nëse më duhet të mbaj një kovë me ujë, do e mbaj, pra thënë kjo do bëj çdo gjë që kam në dorë.

Në 2017 kam marrë një propzim për të drejtuar PD. Nuk do futem në detaje, por ka qenë një propozim dhe e kam refuzuar. Nuk kam dashur që PD të shihet si një kompromis që trashëgon funsksionet”, tha Malltezi për “Çim Peka Live”  në “Syri Tv”.

https://newsbomb.net/argita-malltezi-kritikon-berishen-gaboi-me-piramiden-dhe-listen-e-2017-es/

 

Lexo edhe: “Kërkoi një takim me Berishën”, Malltezi tregon marrëdhënie që ka tani me Bashën

“Në 2017 mora propozim për të drejtuar PD”, Malltezi tregon nëse do i futet politikës

“U dha masë më e ashpër për ta ndëshkuar”, Malltezi: Berisha nesër shkon në SPAK

I shoqi dhe i ati në “rrjetën” e SPAK, Argita Malltezi: Manipulime skandaloze

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese