Hapësire reklamuese

Politikë

“Në 2009, çmimi i naftës ishte 193 lekë”, Ahmetaj flet dhe për “5 Majin”: Të legalizuar apo jo, banorët do përfitojnë njëlloj

Shkruar nga Newsbomb
“Në 2009, çmimi i naftës ishte 193 lekë”,

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj komentoi çmimin e naftës në vend duke thënë nga foltorja e parlamentit, se rritja ka të bëjë me ekonominë e tregut.

Ahmetaj tha se çmimi i naftës për litër në 2009-ën, gjatë qeverisjes së PD ka qenë 193 edhe pse në atë kohë taksa ishte 7 lekë. Ndërsa sot që taksa e qarkullimit është 27 lekë, çmimi për litër është 194.

Lidhur me protestën e banorëve të “5 Majit”, Ahmetaj tha se ata do të trajtohen njëlloj, nëse janë apo jo të legalizuar, do të përfitojnë me shkëmbim të njëjtat metra që posedojnë aktualisht.

Pjesë nga deklarata e Ahmetajt:

Sa është çmimi sot i naftës? Midis 190 lekë dhe 194 lekë, unë lëviz më këmbë, falas e kam. Ky çmim ka qenë vetëm në 2009, cila është diferenca? Taksa e qarkullimit ka qenë 7 lekë atëhere, sot është 27 lekë. Të vish të thuash këtu që e ka fajin qeveria e atëhershme është naivitet, siç është të thuash sot qeveria, qeveria. Ka të bëjë me ekonominë e tregut. Është hequr ngarkesa nga taksa e makinave dhe ka kaluar te çmimi i naftës. Kjo është filozofia. Pse në 2009 çmimi ishte 192, 193 dhe taksa ishte 7 lekë. Shqipëria nuk është net-exporter.

Për 5 Majin, janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit atje. Nga të cilat rreth 60 janë ndërtime të palegalizuara. Edhe ata që janë të palegalizuar dhe ata të legalizuar do trajtohen njëlloj. Nëse dikush ka sot te 5 Maji 200 metra katror, do të marrë me shkëmbim 200 metra katrorë, nuk ka rëndësi është apo jo i legalizuar. Marrëveshjet janë të rëndësishme, rrjedhin nga ligji. Janë 100 familje që janë futur te 5 Maji dhe do të vazhdojnë të futen. T’i sqarojmë drejt gjërat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu