Në 11 tetor bllokohet interneti për miliona njerëz, çfarë do ndodhë

Publikuar tek: bota, më 19:02 09-09-2018 Në 11 tetor bllokohet interneti për miliona njerëz, çfarë do ndodhë

Interneti pritet të bllokohet për miliona njerëz në mbarë botën, për shkak të një procedure teknike që do të kryhet në 11 tetor.

Korporata për emra dhe numra të caktuar (ICANN) do të ndërrojë atë ditë çelësat e sigurisë "zona rrënjore" që mbrojnë një pjesë të rëndësishme të internetit.

Ky proces, i quajtur KSK Rollover, është pika në të cilën disa përdorues mund të përjetojnë probleme dhe mesazhe gabimi "dështimi server" teksa përpiqen të aksesojnë internetin.

Për këdo të prekur, problemet mund të fillojnë më 11 tetor, por gjithashtu mund të fillojnë edhe 48 orë më parë.

Kjo mund të tingëllojë si diçka nga një film në Hollivud rreth hakimeve, por në realitet është vetëm pjesa përfundimtare e adresës së internetit që ju shkruani në shfletuesin tuaj.

Në të gjithë botën, këto administrohen nga kompani të ndryshme.

Ndoshta më i famshmi është .com - i drejtuar nga VeriSign. Ndërsa adresa e Mbretërisë së Bashkuar administrohet nga Nominet.

Për herë të parë këto adresa u siguruan me çelësa të enkriptuar në vitin 2010.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja bie nga tavani i restorantit, shpjegimi që jep i lë të gjithë pa fjalë (Video)
EXIT POLL në Suedi: Partia e ekstremit të djathtë anti-emigracion rritet ndjeshëm (Rezultatet) »
Article Logic
Execution time: 0.01401686668396
array(1) { ["section"]=> string(73) "ne-11-tetor-bllokohet-interneti-per-miliona-njerez-cfare-do-ndodhe-133752" }