Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Në 11:00 mblidhet Këshilli Politik dhe në 17:00 Komisioni i ‘Zgjedhores’, palët kanë shumë për të diskutuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

b8080042b9257e96dd15f8825a375b16

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik dhe njëherësh bahkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ka thirrur ryezën e grupit negociator të Këshillit Politik, ndërsa në 17:00 ka kërkuar mbledhjen e Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

Gjiknuri u ka dërguar një email anëtarëve të tjerë të Keshillit Politik, ku shprehej se duhet të nisë puna sa më shpejt për të miratuar të gjitha amendimet e arritura në marrëveshje dhe të adresohen të gjitha pikat që është arritur konsensus.

Sipas tij, çdp vonesë do të krijonte probleme me ngritjen e organeve të KQZ, e cila do të rrezikonte implementimin e identifikimit biometrik në të gjithë vendin, që ishte një nga kushtet e PD.

Në mbledhje do të diskutohet edhe për sistemin zgjedhor, një nga kushtet kryesore të opozitës parlamentare, të cilët janë shprehur se nuk do ta votojnë Reformën Zgjedhore në rast të mos-reflektimit nga ana e Këshillit Politik.

Opozita parlamentare ka zhvilluar takime më herët me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, Gramoz Ruçin dhe me kryeministrin Rama, por pa arritur asnjë dakordësi mes tyre.

Palët kanë ende për të diskutuar lidhur me financimin e partive, hetimet e krimeve zgjedhore, rolin e policisë në zgjedhje, strukturat e reja të KQZ etj. në mënyrë që deri në përfundim të afatit në korrik të 2020 reforma të jetë gati për miratim.

 

Më shumë

spot_img