Hapësire reklamuese

Politikë

Në 10 më të votuarit vetëm 2 demokratë/ Taulant Balla më i preferuari, Rama ia kalon po të mbledhë votat e Durrësit dhe Vlorës, ja ku renditet Lulzim Basha

Shkruar nga Newsbomb

Sot paradite u mbyll numërimi për kandidatët për deputetë në të gjitha qendrat e votimit të Shqipërisë.

Duke qenë se PS doli forcë e parë pritej që një prej kandiatëve të saj të ishte më i votuari, dhe pse jo domosdoshmërisht.

I pari në të gjithë vendin është Taulant Balla ,e 21.604 vota në qarkun e Elbasanit. Kryeministri Rama mund t’ia kalojë vetëm nëse mbledh votat e Durrësit dhe Vlorës (15.871 + 11.412 = 27.283 vota) se ndryshe me vota vetëm në një qark i dyti renditet Fatmir Xhafaj me 16.738 vota.

Pas Xhafajt vendin e tretë e mban Lulzim Basha me 16.186 vota dhe Rama i katërti me 15.871 vota në Durrës. Në vend të pestë është Orlando Rakipi me 15.697 vota, Belinda Balluku në Tiranë me 15.361 vota dhe Agron Shehaj me 13.852 vota.  

I renditur i nënti është Etjen Xhafaj me 12.764 vota ndërsa në vend të dhjetë është Blendi Klosi me 12.339 vota

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu