Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
46 %
1.5kmh
0 %
Mër
8 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Ndryshon statuti i PS për KRYETARËT e rretheve, ja VENDIMI për të gjithë krerët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vetëm dy vite më parë një ndër vendimet më të rëndësishme në statutin e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit do të ishte që krerët e partisë në të gjitha bashkitë, të ishin me kohë të plotë dhe me rrogë e asnjë prej tyre nuk do të jetë pjesë e administratës shtetërore.

Ky ishte një nga kriteret e reja që është vendosur në statutin e ri të Partisë Socialiste që ndryshon funksionimin e saj në bazë.

Por duket se dy vite më pas, partia në pushtet ka ndryshuar mendim për këtë gjetje.

Në një mbledhje të fshehtë e cila  u zhvillua në datën 25 qershor mes sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe krerëve të partisë në 61 bashkitë e vendit, u është komunikuar këtyre të fundit se tashmë kjo pikë e statutit do shfuqizohet dhe krerët e partisë do të mund të konkurrojnë përsëri për të qënë pjesë e administratës.

Deri më sot krerët e partisë paguheshin nga kontributet e partisë dhe kishin një rrogë relative për çdo rreth që përfaqësonin e qëndronin me kohë të plotë në shërbim të partisë. Kjo pikë e statutit do shfuqizohet në javët që vijnë dhe në shtator të gjithë drejtuesit e partisë do të mund të garojnë për të qënë pjesë e administratës publike.

E.Mema për newsbomb.al

 

Më shumë


spot_img









spot_img