Hapësire reklamuese

Politikë

Ndryshon skenari i protestës së PD, Paloka rrëmben mikrofonin dhe i bën thirrje turmës

Shkruar nga Newsbomb

Ndryshon skenari i Partisë Demokratike.

Ish-deputeti demokrat Edi Paloka ka rrëmbyer mikrofonin dhe i ka bërë thirrje turmës së protestuesve të ndjekin kryetarin e PD Lulzim Basha për të shkuar drejt Parlamentit.

“Nisuni mbas kryetarit të PD, nisim marrshimin tonë drejt Parlamentit, të gjithë bashkë pas kryetarit marshim drejt Parlamentit. Të gjithë vëllezër drejt Parlamentit, kështu siç jemi. Asnjë mos largohet, ndiqni kryetarin e PD drejt Parlamentit”, tha Paloka.

Protestuesit po marrshojnë tashmë nga Kryeministria drejt Parlamentit. Mbetet për t’u parë se si do përshkallëzohet situata.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu