Hapësire reklamuese

Bota

Ndryshon ligji, Kina lejon çiftet të kenë tre fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshon ligji, Kina lejon çiftet të kenë tre fëmijë

Kina ka njoftuar se do të lejojë çdp familje të ketë deri në tre fëmijë, duke shënuar fundin e një politike të rreptë me dy fëmijë.

Ndryshimi u miratua nga Presidenti Xi Jinping në një takim të byrosë politike, raportojnë mediat e huaja.

"Lejimi i një çifti të ketë tre fëmijë si dhe zbatimi i masave përkatëse të mbështetjes, do të ndihmojë në përmirësimin e strukturës së popullsisë së vendit", tha Xinhua.

Kjo vjen pasi një regjistrim i botuar çdo 10 vjet tregoi se popullsia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada.

Popullsia në tkurrje është problematike për shkak të strukturës së përmbysur të moshës, me më shumë njerëz të moshuar sesa të rinj.

Regjistrimi, i lëshuar në fillim të këtij muaji, tregoi se rreth 12 milion foshnje kanë lindur vitin e kaluar, një rënie e ndjeshme nga 18 milion në 2016, dhe numri më i ulët i lindjeve të regjistruara që nga vitet 1960.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu