Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndryshon 'kurs' PD-ja, ulet me PS-në dhe OSBE-në për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb

Prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm do të zhvillohet tryeza e dytë për Reformën Zgjedhore në nivel teknik, e organizuar nga OSBE.

Partia Demokratike, ndryshe nga herët e tjera, ka pranuar të jetë pjesë e kësaj tryeze të përbashkët, ndërkohë përfaqësues do të jetë këshilltari ligjor i selisë blu Ivi Kaso. Në këtë tryezë edhe LSI ka dërguar përfaqësuesin e saj ligjor, Muharrem Cakaj-n.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura pritet të diskutohet mbi gjetjet dhe rekomandimet kryesore që do të rregullojnë financimin e partive politike dhe do të mbulojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore në Shqipëri.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së Basha ndodhet në presidencë bashkë me liderët e tjerë të opozitës jashtë parlamentit ku po diskutohet për situatën aktuale politike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll