Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

NDRYSHOJNË MASAT/ Kosova heq testimin e detyruar për Covid-19 dhe karantinimi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

15506b451ed6253989732c549ba78000

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që nga sot qytetarët e huaj që hyjnë në vend të mos i nënshtrohen karantinimit për 7 ditë.

Ndër të tjera qeveria e Kosovës ka vendosur që në vend të testimit të detyrueshëm për Covid-19, shtetasit e huaj t’i nënshtrohen kontrollit nga ekipet mjekësore të vendosura në pikat e kalimit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se të gjithë qytetarët që do të futen në Kosovë do t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar sipas udhëzimeve të OBSH-së.

“Me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon kontrollin e detajuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, duke marrë shënime të sakta të vend qëndrimit të tyre, numrin e telefonit, dhe përcjelljen e gjendjes së tyre klinike nga QKMF. Kontrolli i detajuar kryhet sipas udhëzuesve të OBSH-së, që konsiston në matjen e temperaturës, shenjat dhe simptomat klinike si dhe kontaktet eventuale të dy javëve të fundit me persona pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19”, tha Zemaj.

Ditën e djeshme në Kosovë u shënuan 40 raste të reja me koronavirus duke shënuar kështu numrin më të lartë të të infektuarve.

Kujtojmë që në Kosovë deri më tani 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1 142 janë të infektuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img