Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ndryshojnë kompetencat e Prefektit”, Balla: Më shumë rol në sigurinë e komunitetit

Shkruar nga Newsbomb
“Ndryshojnë kompetencat e Prefektit”, Balla: Më shumë

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë miratuar edhe ndryshime në ligjin e prefektit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës ku u komunikuan vendimet tha se institucioni i Prefektit është shumë i rëndësishëm ndërsa shtoi se do të ketë më shumë rol në garantimin e sigurisë.

“Institucioni i prefektit është shumë i rëndësishëm, na duhet ta ngremë rolin e Prefektit në pritshmërinë e kësaj qeverie, për një rol sa më të rëndësishëm, një rol udhëheqës. Prefekti është drejtuesi i të gjitha taskforcave që ne zhvillojmë në kuadër të proceseve qeverisëse në nivel vendor. 

Po krijojmë edhe këshillat vendore të sigurisë publike, për të koordinuar më së mirë të gjitha agjencitë ligjzbatuese që lidhen me sigurinë publike në çdo komunitet. I kemi besuar prefektëve rol drejtues për paketën e sigurisë në shkolla dhe na ka rezultuar të jetë një rol efikas, por kemi identifikuar edhe disa ndryshime që lidhen me nevojën dhe e përcaktimit më të qartë” – tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese