Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

‘Ndryshojnë 4 nene të Ligjit për Arsimin e Lartë’, Vokshi përplaset me ministren Shahini: Po mashtroni, sapo pranuat që nuk i keni plotësuar kërkesat (DEBATI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është ftuar sot në dëgjesë në komisionin e Medias ku foli për çështjen e studentëve.

Ministrja foli për katër ndryshimet që do të bëhen në Ligjin e Arsimit të Lartë. Sipas Shahinit, ndryshimet nisin që nga përfaqësimi i studentëve, rritja e peshës së votës nga 10-50 për qind si dhe përfaqësim në senat dhe në bordet e menaxhimit. Me këto ndryshime, studentët siç shprehet ministrja do të kanë mundësi të zgjedhin përmes votës se kush duhet t’i përfaqësojë ato.

“Ka të bëjmë me një nismë ligjore për ndryshimin e katër neneve të ndryshimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Rritja e përfaqësisë  së studentëve nga 10-50 për qind, por edhe në organet e tjera të zgjedhjeve të dekanëve, por edhe në borde të tjera të menaxhimit. Vendimet në senat duhet një ekspertizë shumë e lartë”, tha Shanini.

 Mirëpo, kjo solli përplasje të saj me kryetaren e komisionit, Albana Vokshin. Kjo e fundit u shpreh se ministrja po mashtron, pasi sipas saj nuk janë plotësuar kërkesat e studentëve. 

Pjesë nga debati:

Vokshi: Ju po pranoi se pakti i paska adresuar kërkesat e studentëve. Pse vazhdoni mashtroni studentët që akoma janë të ngujuar. Ju po pranoni në këtë sallë që nuk i keni përmbushur. A është në nderin tuaj që të vini të mashtroni për paktin. Në nderin tuaj është që të dilni dhe t’u thoni nuk i kemi plotësuar.  Ju po pranoni zyrtarisht se pakti është një mashtrim. Nuk i keni plotësuar më vjen mirë që i pranuat.

Shahini: Ajo që thashë është se pakti i ka adresuar kërkesat e studentëve dhe nuk kemi nevojë të bëjmë ndryshime ligjore.

Vokshi: A jeni ju dakord me dhunën e ushtruar në ambjentet universitare. Nuk mund t’i shmangeni detyrës. Nuk do prononcoheni për dhunën. Pedagogët ju kanë dhënë afat, përndryshe do futen në grevë.

Shahini: Edhe njëherë nëse doni të bëjmë dëgjesë të mirëfilltë me shumë dëshirë do të vij në një moment të dytë. Më keni çuar ftesë për 4 amendamentet ligjore.

Vokshi: Cilën pikë nuk kuptoni?

Shahini: Më keni ftuar të jap mendimin…

Vokshi: Tregoni që dini diçka.

Shahini: Me shumë dëshirë do të vij për një moment të dytë.

Mehmetaj: Në fakt zonja ministre unë prisja që të paktën sot se është hera e parë që vini në këtë komision të kishit ardhur pak më e përgatitur, argumentat t’i kishit sjellë më seriozë edhe mbi të gjitha të reflektoni në sytë e studentëve që po ju dëgjojnë sot. Do isha ndjerë shumë mirë dhe do ju mbështesja 100% nëse do thoni 50 na duket e paarsyeshme, por do e çojmë në 100% përfaqësimin e studentëve. Minimumi që do mund të bënit është që tu thoni studentëve se 50 është shumë por ne kemi një premisë dhe duke bërë kërkesa të arsyeshme për secilin prej tyre. Unë i mbajta shënim fjalët. Thatë që studentët janë në 10% e tyre dhe nuk kanë rol vendimarrës. A e keni lexuar ligjin për arsimin e lartë se aty flitet për vendimarrje. Ju thatë se nuk paska kompetenca studentët për të pasur rol në vendimarrje.

Më shumë

spot_img