Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndryshohet drejtori i Paraburgimit në Vlorë, zbulohet se kush do ta zëvendësojë Zambak Gjonin

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i Paraburgimit Vlorë është ndryshuar sërish.

Sipas informacioneve për mediat, pas dy vitesh në këtë pozicion, Zambak Gjoni ka lënë detyrën.

Ai do të zëvendësohet nga Engëllush Avdulaj. Gjonaj ishte komanduar në këtë institucion që në muajin prill të vitit 2019, pasi kishte mungesë stabiliteti në radhët e drejtuesve.

Tashmë Gjoni pritet që të emërohet në një tjetër institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.