Hapësire reklamuese

Sporti

Ndryshimi i stadiumit, FSHF: Ja si do veprohet me biletat për Shqipëri-Izrael

Shkruar nga Newsbomb

Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ka marrë njoftimin e FIFA-s, që ndeshja eliminatore për Kupën e Botës “Rusi 2018”, Shqipëri – Izrael e planifikuar për tu luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan.

Në lidhje me këtë arsye, FSHF njofton të gjithë sportdashësit se:

1.Bileta e paguar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, është e vlefshme njësoj nga pikëpamja monetare.

2. Ajo duhet konvertuar, nga bileta për stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në biletë për Stadiumin “Elbasan Arena”.

3.Proçedura për konvertimin e biletave, kryhet në të gjitha pikat e shitjes së FSHF, në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.

4.Personi i pajisur me biletë fizike, duhet të paraqitet në një nga pikat, e deklaruara më poshtë, për të bërë konvertimin në biletën e re fizike.

5.Për biletat elektronike të cilat janë blerë në internet, konvertimi do të bëhet nëpërmjet adresës së email: [email protected]. Nga kjo adresë do t’ju dërgohen biletat e konvertuara.

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve për këtë proçedurë të re, e cila është imponuar nga kushtet e krijuara. Veprimet , për të bërë ndryshimet e mësipërme, fillojnë që nesër, pas orës 10.00. Ja adresat ku mund të kryhen veprimet:

a.Tiranë: Dyqani i FSHF (dalja e Rrugës së Elbasanit)

b.Tiranë: Biletaria e Stadiumit “Selman Stërmasi”

c.Shkodër: Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi”

d.Elbasan: Biletaria e Stadiumit “Elbasan Arena”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.