Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Ndryshimi i Presidencës amerikane, Matthew Palmer bën parashikimin për Ballkanin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

64b3d9e78bc997f4540068380c78cdaa

I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka pranuar se pavarësisht ndryshimit të presidentit në SHBA, vëmendja për shtetet e Ballkanit, përfshirë edhe vendin tonë do të jetë në nivele maksimale.  

Në emisionin “Përballë” në Rtsh, Palmer tha se sulmet në Kapitol nuk e kanë ulur nivelin e demokracisë amerikane, ndërsa shtoi se nuk e parashikon të ardhmen.

Megjithatë, ai pranoi se pavarësisht kaheve politik, qasja amerikane ndaj Shqipërisë ka qënë e kënaqshme.

“Demokracia amerikane do të jetë në nivele të larta. Besoj se është e rëndësishme që institucionet tona do të jenë vigjilente. Institucionet do e bëjnë mirë punën edhe këtë herë. Nuk dua të parashikoj të ardhmen dhe çfarë do të bëj administrata e Biden. Mund të flas për Ballkanin. Qasja amerikane ka qënë e qëndrueshme në të gjithë forcat, si republikanët ashtu edhe shqiptarët. Nuk besoj se administrada e Biden të jetë kundër Ballkanin këtë herë. Ne jemi për një klimë më të mirë në Ballkan, për të ardhmen Europiane të saj. Është kërthiza e botës sime. Ballkani do të ketë vëmendjen e qeverisë jo vetëm nga unë, por nga administrata. Kemi bërë shumë punë, por duhet të bëjmë edhe shumë punë për të arritur që ta bëjmë më të mirë. Ne jemi më të orientuar nga e ardhmja. Amerika është një partner i fuqishëm edhe i qëndrueshëm për të gjithë shtetet ballkanike. Duhet trajtuar historia. Kam besim se prirjet janë pozitive. Besoj se kemi arritur në kryqëzimin e rëndëisishëm. Kam besim se BE do e nis fazën e bisedimit me Maqedoninë  e Veriut dhe Shqipërisë. I kanë përmbushur kushtet. Nuk e di se pse po mbahet në këto kushte. Ato që duan SHBA për shtetet e Ballkanit është stabilitetit dhe integritet. Kosova në prag të zgjedhjeve? Zgjedhjet janë themeli i praktikave demokratike. Në shkurt zgjedhjet do të sjellin një qeveri të re. SHBA do të jetë një partner i mirë për ta, siç kemi qënë gjithmonë. Shpresoj që të plotësojnë disa kushte për ekonomi të gjallë që të rinjtë të vlerësojnë se e ardhmja e tyre është më e mirë në Kosovë se sa në emigrim,” tha Palmer.

Më shumë

spot_img
spot_img