Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Ndryshimi i kushteve të Whatsapp ngjall pakënaqësi, rritet kërkesa për aplikacionet Signal dhe Telegram

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1dcc817ad934828c4e0b247207528da1

Aplikacionet e mesazheve, Signal dhe Telegram, po shohin një rritje të papritur të kërkesës, pasi kushtet e përditësuara të shërbimit të WhatsApp, rivalit më të madh, shkaktuan pakënaqësi në rrjetet sociale.

WhatsApp, i cili përdor teknologjinë e kriptimit të Signal, paraqiti kushte të reja të mërkurën, duke u kërkuar përdoruesve të pranonin që pronari i Facebook Inc dhe kompanitë që zotërohen prej tij të mbledhin të dhëna të përdoruesve, duke përfshirë numrin e telefonit dhe vendndodhjen.

Disa aktivistë të privatësisë e vunë në dyshim lëvizjen “pranoni marrjen e të dhënave ose dilni jashtë” në Twitter dhe i këshilluan përdoruesit të instalonin aplikacione si Signal dhe Telegram.

Popullariteti i Signal u rrit edhe më shumë të enjten, pasi u mbështet nga Elon Musk, i cili ka një ndër account-et më të ndjekur në Twitter dhe nga drejtuesi i faqes së micro-blogging, Jack Dorsey

Sipas shoqërisë së analizave të të dhënave, Sensor Tower, më shumë se 100 mijë përdorues instaluan Signal nëpërmjet app stores të Apple dhe Google në dy ditët e fundit, ndërsa Telegram arriti në 2.2 milionë shkarkime.

Instalimet e reja të WhatsApp ranë me 11% në 7 ditët e para të vitit 2021 krahasuar me një javë më parë, por gjithsesi vlerësohet se ka pasur 10,5 milionë shkarkime në nivel botëror, deklaroi Sensor Tower./Monitor

Më shumë

spot_img
spot_img