Punonjësit e policisë do të përballen me një ulje pagash që do të fillojë që në datën 1 prill, për shkak të ndryshimit të gradave. Më shumë se 2100 policëve do t’u zbriten 5 mije e 500 lekë nga rrogat mujore.
Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Financave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa efekti negativ për këtë vendim është ndryshimi i sistemit të gradave, sipas ligjit të ri të policisë, i cili duhet të kishte hyrë në fuqi që vitin e kaluar.
Në ligjin e ri mësohet se dy grada të policisë do të zhduken nga sistemi. Njëra është grada “Nëninspektor”, ndërsa tjetra është “Kryeinspektor”, e cila sipas numrit total të punonjësve të policisë, mbahet nga më shumë se 2100 efektivë.
Ky ndyshim i gradave duhej të kishte ndodhur që në mars të vitit të shkuar, 6 muaj pas miratimit të ligjit të policisë.