Hapësire reklamuese

Politikë

Ndryshimi i bravave të PD në Fier, kryetari Kapllanaj: Zyrat janë të demokratëve, Luan Baçi ka një vit që ka dhënë dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshimi i bravave të PD në Fier, kryetari Kapllanaj: Zyrat janë

Agron Kapllanaj, kryetar i emëruar i Degës së PD në Fier, ka folur pas lajmit të pasdites së sotme se brava e jashtme e derës së selisë ishte ndryshuar. Ish-kryetari Luan Baçi ka bërë deklarim në Polici për këto ndryshime.

Në një deklaratë për mediat Agron Kapllanaj sqaroi se zyra e PD u përket demokratëve të Fierit dhe ai është komanduar në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme që janë pas një viti. Për Luan Baçin tha se ai ka një vit që ka dhënë dorëheqjen.

“Unë jam komanduar të drejtoj degën e Partisë Demokratike në Fier deri sa kjo degë të shkojë në zgjedhje sipas statusit të PD, që më rezulton të jetë vitin e ardhshëm. Sa u takon shqetësimit të zyrave, këto janë zyra të PD dega Fier që ish kryetari ka më shumë se një vit që ka dhënë dorëheqjen dhe me vendim të kryesisë unë jam komanduar të drejtoj këtë degë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Unë e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD të cilët kanë ardhur me procesverbal më kanë dhënë celësat dhe procesverbalin. Kam marrë celësat e zyrës e cila është e degës së PD Fierit, është zyrë e demokratëve të Fierit.

Aksionin politik ne e kemi kundër keq qeverisjes, kundër Edi Ramës dhe kundër masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe nuk kemi asgjë të ndajmë mes njëri-tjetrit. Mendimet ndryshe brenda PD janë mendime që më shumë se cdo forcë tjetër politike të shprehen në Partinë Demokratike. Kështu që në foltore mund të shkojë cilido demokrat që do të dëgjojë mendimet ndryshe. Nuk më shpeqëson asgjë nga këto që po përflitet por jemi në aksionin politik kundër keq qeverisjes së Edi Ramës”, ka thënë Agron Kapllanaj, kryetar i PD së Fierit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.