Hapësire reklamuese

Politikë

Ndryshimet në Statutin e PD/ Caktohet 15 shkurti për kërkesën e Bashës, asnjë datë për atë të Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshimet në Statutin e PD/ Caktohet 15 shkurti për

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike, për ndryshimin e Statusit në Kuvendin e 17 korrikut 2021. Mësohet se seanca e parë do të mbahet më 15 Shkurt 2022.

Ndërkohë, gjykata nuk ka caktuar ende një datë për kërkesën e Komisionit të  Rithemelimit, i cila dorëzoi një kërkesë për ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Në ditët në vazhdim pritet që gjykata të caktojë një datë për ndryshimet statusore të Komisionit të Rithemelimit.

Kujtojmë se, në Kuvendin e 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u miratuan disa ndryshime statutore. Ato përfshijnë pothuajse një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese të mëparshme, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu