Hapësire reklamuese

Rajoni

Ndryshimet në qeveri, Zaev tregon ministrat e rinj të kabinetit

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti i Maqedonise se Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas paralajmërimit se do të rikonfiguronte kabinetin e tij qeveritar, ditën e sotme parlamenti maqedonas pas një maratone debati ka votuar për pesë ministrat e rinj.

Naser Nuredini, u caktua ministër i Ambjentit dhe Planifikimit hapësinor, Goran Milevski u emërua ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Duraku nga radhët e BDI-së së Ali Ahmetit u caktua ministër për Sistem Politik, Trajan Dimovski u emërua ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë, si dhe Hysni Ismaili u caktua ministër i Kulturës.

Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme ka patur edhe debate të ashpra mes deputetëve opozitarë të VMRO-DPMNE-së dhe deputetëve të LSDM-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll