Ndryshime të reja në Qeverinë Rama. Eglantina Gjermenit, ministre e Turizmit dhe Zhvillimit Urban do t’i kufizohen kompetencat. Kjo për faktin se tashmë, miratuar edhe me dekret të presidentit Bujar Nishani, ministria që ajo drejton do të shndërrohet në Ministrinë e Zhvillimit Urban, duke i kaluar përgjegjësitë për Turizmin, Arben Ahmetajt. Ahmetaj do të drejtojë tashmë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Burime të newsbomb.al thonë se ndryshimet kishin kohë që po planifikoheshin dhe këto dy ditë janë shpërfaqur.
Gjermeni e komentoi këtë ndryshim si pasojë e faktit që turizmi ka lidhje me investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik dhe ishte e natyrshme që të bëhej ky kalim.
“Turizmi u kalua tek ministria e Zhvillimit Ekonomik e Tregtisë sepse ajo lidhet direct me investimet e huaja. Është një vendim i kryeministrit Rama. Mua nuk më pëlqen ta quaj heqje apo marrje. Është një ndryshim strukturor brenda së njëjtës qeveri. Njëkohësisht, ministria e Zhvillimit Urban ka mjaft detyra, siç janë legalizimet, planifikimi urgan, zhvillimi territorit, etj”, tha Gjermeni, në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, në Neës 24.
Nuk dihet nëse do të vazhdojnë ende ndryshimet në ministrinë e Gjermenit, duke i dhënë edhe më shumë kompetenca e përgjegjësi Ahmetajt e ministrave të tjera, nga përgjegjësitë e Gjermenit.