Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
39 °
Mër
40 °
Enj
33 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Ndryshimet në Policinë e Shtetit, reagon Petrit Vasili: Për sa kohë që Rama është kryeminister në Shqipëri s’ka polici

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetarit i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili, ka reaguar pas ndryshimeve që janë bërë ditën e sotme në Policinë e Shtetit.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se reformimi i policisë me Edi Ramën në krye është riciklim i të njëjtës “narkopolicie”, siç e quan ai.

Sipas tij neglizhenca e punës nga uniformat blu, ka bërë që Shqipëria të vendoset në krye të botës për trafikimin e drogës dhe kthimin e Shqipërisë në bazë të krimit të organizuar për Europën, SHBA dhe Amerikën Latine.

Ndër të tjera ai shkuan se “për sa kohë që Edi Rama është kryeminister në Shqipëri nuk ka polici”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Reformimi i policise me Ramen ne krye eshte riciklimi i te njejtes narkopolicie,qe duan trafikantet!

Inkriminimi kriminal i policise i mbeshtetur dhe mbrojtur fuqimisht nga kryeministri dhe policia eshte pa sherim.

Viruset, qe çuan ne agoni policine jane vete kryeministri, ministri dhe drejtori i pergjithshem i policise, ndaj ato mund ta cojne vetem ne vdekje perfundimtare dhe jo ne sherim policine e shtetit.

Kjo polici e çoi Shqiperine ne krye te botes per trafikimin e droges dhe kthimin e Shqiperise ne baze te krimit te organizuar edhe per Europen, SHBA,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme sic thote raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit.

Kjo polici dekonspiron dhjetra aksione kunder trafikanteve dhe detyron Institucionet nderkombetare te marrin vete drejtimin e operacioneve edhe ne Shqiperi.

Kjo polici politike, qe u hap autostrada trafikanteve arreston ne mes te nates pa ligj  qytetare te thjeshte dhe perfaqesues te opozites vetem se protestojne.

Kjo polici perndjek oficeret e policise qe zbatojne ligjin dhe i detyron te jetojne ne azil dhe te mbrohen nga policite europiane.

Kjo polici perfshihet ne menyre kriminale ne fushata elektorale dhe funksionon si repart i armatosur kriminal i rilindjes.

Kjo polici dhunon egersisht qytetaret e thjeshte me gaz e me shkop gome per ti larguar nga banesat ne emer te oligarkeve mafioze kliente dhe pagatorë te rilindjes.

Kjo polici shemb Teatrin ne kulmin e pandemise duke dhunuar cdo ligj e me pas rreh mizorisht protestuesit qe kerkojne vetem zbatimin e ligjit.

Kjo polici dhe drejtuesit e saj jo vetem nuk luftojne, por jane shnderruar ne kultivues droge dhe kane edhe parcelat e tyre me droge.

Kjo polici horrash, qe rrihte njerezit e thjeshte se gjoja po shkelnin ligjin dhe dilnin ne kohe pandemie, i hapte sheshet kryeministrit dhe kryetarit te bashkise duke shkelur cdo ligj e rregull qe te benin mitingje e cdo lloj laperdhie rilindase.

Kjo polici nxjerr neper protesta maskarenj te veshur civil dhe te paidentifikuar qe rrahin e arrestojne qytetaret e thjeshte duke ligjeruar policine e mafias dhe policine e shtetit.

Kjo polici i ka bere qytetaret qe te ruhen prej saj njelloj sic ruhet prej krimineleve.

Reformimi i kesaj policie te inkriminuar kriminalisht dhe politikisht eshte zero, kur behet nga po ata qe e shkaterruan.

Me kete kryeminister, minister dhe drejtor te pergjithshem policie nuk do te kete reformim, por thjesht zevendesim te ushtareve te droges me te tjere ushtare te njejte droge.

Viruset rilindase jane semundja nuk jane sherimi.

Per sa kohe qe Edi Rama eshte kryeminister ne Shqiperi nuk ka polici!!

Më shumë

spot_img
spot_img