Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë, Shehu: Goditen vlerat kombëtare dhe të drejtat e njeriut

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë, Shehu: Goditen vlerat

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i quan të rrezikshme ndryshimet e paraqitura nga qeveria për Ligjin për Shtetësinë.

Ai thotë se këto ndryshime parashikojnë marrjen e shtetësisë shqiptare pa ditur gjuhën shqipe, si dhe mundësinë e marrjes së shtetësisë nga fëmijët nën 18 vjeç, edhe në raste kur nuk përfshihet e gjithë familja.

Reagimi i Shehut:

Ndryshimet e Ligjit për Shtetësinë godasin vlerat kombëtare dhe të drejta të njeriut!

Qeveria ka paraqitur ne Kuvend disa ndryshime të Ligjit për Shtetësinë.

Ne fakt keto godasin se paku dy parime universale, shume te rendesishme te tij:

1--Bije poshte per kategori te gjera gjuha shqipe, si domosdoshmeri per te marre nenshtesine shqiptare, duke goditur piken “e” te nenit 8.

E theksoj, kjo nuk behet per raste te vecanta, personalitete te spikatur, por per kategori te zakoneshme, te gjera.

Pra ketu kemi te bejme me nje shkelje te rende te dinjitetit tone kombetar.

2--Shkelen parimet e mbrojtjes se  femijeve.

Vendosja e Nenit 4 tek ndryshimet i hap rruge dhenies se nenshtesise shqiptare edhe minoreneve, nen 18 vjec.

Ketu pervecse ceshtjes se gjuhes, qe nuk behet fjale, kemi te bejme me nje shkelje te rende te te drejtave te femijeve, mbrojtjes se tyre.

Ketu nuk kemi te bejme per dhenie shtetesie si familje, e as rasteve, qe kane lindur ne Shqiperi, apo se paku qe jetojne ketu.

Ketu behet fjale per dhenie shtetesie femijeve te shkeputur, pa lidhje me Shqiperine, me familje ne vendet e tyre.

Dhe kjo kerkohet te realizohet vetem me nje “prokure” te prindit apo te “kujdestarit”!

Kjo me shembellen me historite qe nga marrja e Jenicereve shekuj me pare ne Perandorine Otomane e deri tek trafiqet e femijeve ne kohet e sotme!

Ne keto kushte kemi perpara nje projekt ligj te shtrember, te rrezikshem, ndesh me te drejtat, i keq pregatitur e i sjelle ne Kuvend per qellime jo te qarta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll