Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Mazhoranca nuk pyet as për ndërkombëtarët, as për Metën! Miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a67d9ae6ae2b5944473994237ed54a81

Në seancën e Kuvendit, siç ishte parashikuar është votuar edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca. Në Kuvend kanë votuar 96 deputetë për rrëzimin e dekretit të Metës.

Parlamenti nuk ka pritur Komisionit të Venecias, të cilës presidenti Meta i kërkoi një opinion për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kujtojmë se ndërkombëtarët, mes tyre edhe Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi i kërkoi kryeministrit Rama që të presë opinionin e Komisionit të Venecias, përpara se të miratonte ndryshimet.

Por, siç iu përgjigj edhe më herët, Rama i tha se nuk kanë kohë për të humbur me vonesat që sjell presidenti, pasi institucionet duhet të fillojnë menjëherë me përgatitjen e zgjedhjeve.

Tashmë me rrëzimin e dekretit, mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. Kodi Zgjedhor hyn automatikisht në fuqi pa ndryshimet që pretendonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img