Hapësire reklamuese

Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Këshilli Politik mblidhet përsëri në Pallatin e Kongreseve

Shkruar nga Newsbomb
Perfaqesuesit e Keshillit Politik

Pas arritjes së marrëveshjes ditën e djeshme për Reformën Zgjedhore, Këshilli Politik do të mblidhet sërish ditën e sotme te Pallati i Kongreseve.

Në orën 18:00 pritet të jetë edhe takimi i radhës i Gjiknurit, Bylykbashit, Vasilit dhe Hajdarit, ku pritet të diskutohet dhe të reflektohet mbi ndryshimet e bëra ditën e djeshme.

Ndërkohë sot në orën 10:00 ka filluar edhe takimi i ambasadores Kim dhe ambasadorit Soreca me deputetë të opozitës parlamentare, të cilët ishin shprehur se nuk do ta miratonin Reformën zgjedhore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu