Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi: Deputetët në Kuvend vendosën për ne që s’jemi aty, presim nga Presidenti që të…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5e107a0ed7655c97aa2cbfb7862465a6

Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi, ka thënë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë bërë pak muaj para zgjedhjeve, gjë që bie ndesh me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Sipas Bylykbashit, Rama e ka bërë këtë truk elektoral pasi ka frikë nga vota e popullit.

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik tha në edicionin informativ të Oranews se opozita pret reagimin e duhur nga Presidenti Meta, i cili më herët e ka thënë se do e kthejë për reflektim ligjin për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Pyetje: Miratimi i ndryshimeve në kodin zgjedhor në 5 tetor, si do të jetë vijueshmëria?

Bylykbashi: Presidenti duhet të bëjë gjënë e duhur, për këtë ligj që është mituatuar pa asnjë lloj dakortësie, një ligj që ndryshon rregullat më pak se 1 vit para zgjedhjeve. Kundër parimeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Disa deputetë në parlament vendosën rregullat për disa të tjerë që nuk janë në parlament. Kjo paketë bie ndesh me parimet e OSBE/ODIHR. Ne presim reagimin serioz të presidentit, ndërsa nga kryeministri nuk presim ndonjë retorikë të hajrit. Është vetëm kundër të gjithëve. I vetëm nuk ka asnjë shans fitoreje. Po përpiqet të manipulojë administrën, listat e votimeve. Por asgjë nuk do mbetet pa u ndëshkuar, qoftë dhe mos-veprimi i prokurorisë. Sido që ta bëj ai sistemin zgjedhor, ne shkojmë në 25 prill për të fituar.

Pyetje: Varhelyi tha se ligji nuk është pengues nëse lejohen koalicionet paszgjedhore, çfarë biseduat ju me të?

Bylykbashi: Sikur të kërcejë përpjetë Rama nuk ka shanse të ndalojë koaliconet paszgjedhore. Kurse përsa i përket koalicioneve para zgjedhore, nuk është çështje modelesh. Me koalicionet e mëparshme as PD as PS nuk është ankuar, sot e ka Italia. Për rajonet ose qarqet që i quajmë ne. Në Itali ka dhe listë të hapur dhe të mbyllur, ne e parashtruam këtë. Këta po duan të ndryshojnë rregullat e lojës, ne ia thamë këtë Komisionerit.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img