Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

‘Ndryshimet në Kod më të këqija se ishin’, Kulluri: Venecia ndërhyri me vonesë, Opozita mori tjetër goditje  

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7d5dd890576664a470fcd1cc239c969b

Opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishte shumë i vonë, pasi tashmë ndryshimet janë bërë.  

Në këtë konkluzion ka dalë politikani, Edvin Kulluri, i cili në emisionin “Repolitix” deklaroi se këto ndryshime janë më të këqija nga ato që ishin.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD shtoi se përgjegjësinë për këtë sistem zgjedhor e kanë të dyja palët.

“Ishte vonë të ndërhynte Komisioni i Venecias, se tashmë janë bërë ndryshimet kushtetuese. Ndyshimet kushtetuese janë më të këqija se ai që ishte. Duke parë konjukturën politike sot natyrisht për opozitën është një goditje. Nga pikëpamja taktike i ul shanset që të maksimalizojë votën. Ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa konsensus ose do shkosh në referendum.

“Përgjegjësinë e vetme e ka opozita sepse ata dogjën mandatet. Nëse fiton mazhoranca aktuale opozita do të thotë me të drejtë se u ndryshuan rregullat e lojës rrugës. Në themel kjo që bëri Rama në mënyrë të njëanshme ishte e padrejtë. Rama u shpreh për lista të hapura dhe në momentin që ke vendosur një limit listat nuk janë më të hapura.

“Ne kemi shkuar hapa pas, përgjegjësinë e kanë të dyja palët, por më shumë mazhoranca. PD ska bërë asnjë betejë për lista të hapura. Unë jam anëtar i PD Murrizi është përjashtuar. Është vetëpërjashtuar. Thelbi është që PD s’bëri asnjë betejë as për koalicione as për lista të hapura. Ky zotëria e shiti tavolinën dhe Kodin Zgjedhor”, përfundoi Kulluri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img