Opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishte shumë i vonë, pasi tashmë ndryshimet janë bërë.
Në këtë konkluzion ka dalë politikani, Edvin Kulluri, i cili në emisionin "Repolitix" deklaroi se këto ndryshime janë më të këqija nga ato që ishin.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD shtoi se përgjegjësinë për këtë sistem zgjedhor e kanë të dyja palët.
"Ishte vonë të ndërhynte Komisioni i Venecias, se tashmë janë bërë ndryshimet kushtetuese. Ndyshimet kushtetuese janë më të këqija se ai që ishte. Duke parë konjukturën politike sot natyrisht për opozitën është një goditje. Nga pikëpamja taktike i ul shanset që të maksimalizojë votën. Ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa konsensus ose do shkosh në referendum.
"Përgjegjësinë e vetme e ka opozita sepse ata dogjën mandatet. Nëse fiton mazhoranca aktuale opozita do të thotë me të drejtë se u ndryshuan rregullat e lojës rrugës. Në themel kjo që bëri Rama në mënyrë të njëanshme ishte e padrejtë. Rama u shpreh për lista të hapura dhe në momentin që ke vendosur një limit listat nuk janë më të hapura.
"Ne kemi shkuar hapa pas, përgjegjësinë e kanë të dyja palët, por më shumë mazhoranca. PD ska bërë asnjë betejë për lista të hapura. Unë jam anëtar i PD Murrizi është përjashtuar. Është vetëpërjashtuar. Thelbi është që PD s'bëri asnjë betejë as për koalicione as për lista të hapura. Ky zotëria e shiti tavolinën dhe Kodin Zgjedhor", përfundoi Kulluri.