Ndryshimet në kabinetin qeveritar, kryeqyteti kryeson “strofullën” e ministrave të rinj
Shkruar nga Newsbomb
Lëvizje ka njoftuar kryeministri Edi Rama në shtatë Ministritë e vendit. Propozimet janë njoftuar gjatë mbledhjes në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Në mbledhje u njoftuan lëvizjet, ku ka emra të rinj, rokadë dhe largime nga kabineti i qeverisë.
Propozimet e Ramës ishte për Ogerta Manastirliun në Ministrinë e Arsimit, Anila Denaj ministre e Bujqësisë, Ervin Mete ministër i Financave, Igli Hasani ministër i Jashtëm, Delina Ibrahimaj ministre për Sipërmarrjen, Arbjan Mazniku ministër Shteti për Pushtetin vendor dhe Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë.
E me ndryshimet e reja vihet re edhe ndarja gjeografike e ministrave. Shumica e ministrave janë me origjinë nga Tirana, ku përjashtim bën Ervin Mete, i lindur në Ersekë.
Lexo edhe: Ndryshimet në kabinet, KUSH janë ministrat e rinj