Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndryshimet në kabinet, KUSH janë ministrat e rinj

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Rama propozoi ndryshime në disa ministri duke larguar përfundimisht disa emra, duke bërë rokad me të tjerë apo duke sjellë edhe emra të rinj.

Ogerta Manastirliu iku nga Ministria e Shëndetësisë dhe merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit, duke larguar kështu Evis Kushin. Ministra e Shëndetësisë i besohet Albana Koçiut.

Ministrja e Bujqësisë është vendosur Anila Denaj, duke larguar kështu Frida Krifcën. Ministër i Jashtëm është vendosur Igli Hasani, ndërsa është lënë pa një post Olta Xhaçka. Delina Ibrahimi largohet nga Ministra e Financave dhe shkon në Ministrinë për Sipërmarrjen, ndërsa drejtimin e Financave e ka marrë Ervin Mete.

Një tjetër emër i ri është Arbjan Mazniku, i cili është propozuar si ministër i Shtetit për Pushtetin vendor.

Po kush janë emrat e propozuar për ministra nga Rama që nesër do i kalojnë për dekretim presidentit Bajram Begaj.

Ministër Financave- Ervin Mete

Ervin Mete ka mbajtur pozicionin si drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga maji 2020. Në 2019 ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.

Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik.  Mete është lektor i së drejtës fiskale pranë Shkollës së Magjistraturës. Ai ka shërbyer si ekspert dhe konsulent i Bankës Botërore (2011), Komisionit Evropian (2008) dhe PNUD-it (2007).

Ervin Mete

Ministri Jashtëm - Igli Hasani

Igli Hasani është propozuar për drejtimin e Ministrisë së Jashtme. Hasani është një emër eksperiencë për marrëdhëniet jashtë vendit.

Hasani ka mbajtur më herët postin si ambasador i Republikës së Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë.  Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e OSBE-së. Më pas ai u emërua Koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së.

Igli Hasani

Ministre Bujqësisë - Anila Denaj

Kreu i qeverisë propozoi Anila Denaj në ministrinë e Bujqësisë, duke e rikthyer atë në pas një kohe në ministri.

Denaj në 2018 u emërua Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Denaj zëvendësoi në këtë post Arben Ahmetajn, i cili drejtonte Ministrinë e Financave prej shkurtit 2016.

Karrierën në administratën publike Denaj e ka nisur në vitin 2013 në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, me fokus në mbikëqyrjen e operacioneve në Departamentin e Financave, Legjislacionit dhe Menaxhimit të Pronës Shtetërore si dhe në menaxhimin e teknologjisë së informacionit. Denaj ka qenë gjithashtu anëtare e bordit të AKEP.

Anila Denaj

Ministrja e Arsimit - Ogerta Manastirliu

Emri Ogerta Manastirliu në rokadë, nga ministria e Shëndetësisë propozohet në ministrinë e Arsimit.

Manastirliu prej 2017 mban postin e Ministres së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në vitin 2004 ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social.

Në periudhën shtator 2013 – mars 2017, Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ogerta Manastirliu

Ministre për Sipërmarrjen -  Delina Ibrahimaj

Rokadë edhe për Delina Ibrahimajn. Nga ministrja e Financave, Ibrahimaj është propozuar në Ministrinë për Sipërmarrjen. Ajo ka drejtuar ministrinë e Financave që nga shtatori i 2021.

Nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka ushtruar detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, në vitet 2016-2019 si Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave dhe në vitet 2015-2016 si koordinatore për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operative pranë Kryeministrisë.

Anila Denaj

Ministër Shteti për pushtetin vendor - Arbjan Mazniku

Arbjan Mazniku është nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015. Më parë, ai ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit për periudhën 2 vjeçare. Para se të merrte përsipër këto detyra, Arbjani ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit AGENDA, një organizatë në Tiranë që merret me kërkime dhe analiza të politikave publike në Shqipëri, sidomos në fushën e qeverisjes, Integrimit Europian dhe zhvillimit ekonomik dhe social.

Në janar të vitit 2008 Mazniku ka punuar për MJAFT, lëvizja civile e cila nxiti reagimin dhe aktivizimin e të rinjve për çështje të ndryshme politike e sociale.

Nga vitet 2005-2007, Arbjan Mazniku ka qenë Drejtor për Politikat e brendshme në MJAFT dhe nga viti 2003-2005 ka qenë Drejtor Komunikimi në MJAFT.

Arbjan Mazniku

Ministrja e Shëndetësisë - Albana Koçiu

Albana Koçiu është propozuar si ministre e Shëndetësisë. Koçiu mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013, për 10 vite.

Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Njëherazi, Koçiu ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale mbi drejtimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, rekrutimin efektiv në shërbimin civil, analizën e nevojave për trajnim në administratën publike etj.

Albana Koçiu

// NEWSBOMB

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese