Ndryshimet klimatike, vera në Australi zgjat dy herë më shumë se dimri

Publikuar tek: bota, më 20:37 02-03-2020 Ndryshimet klimatike, vera në Australi zgjat dy herë më shumë se dimri Foto ilustruese

Vera në Australi zgjat dy herë më shumë se dimri, për shkak të rritjes së temperaturave dhe ndryshimeve klimatike, sipas analizës së re të të dhënave të motit.

Instituti Australian zbuloi se vera në pjesën më të madhe të vendit gjatë 20 viteve të fundit ishte rreth një muaj më gjatë se në mesin e shekullit të 20-të, ndërsa dimrat ishin bërë më të shkurtër.

Midis 2014 dhe 2018, stina e verës zgjaste  50% më shumë se dimri.

Vendi përjetoi një sezon shkatërrues zjarri, i cili vrau 33 njerëz dhe rreth një miliard kafshë amtare.

Ndërsa shkencëtarët thanë se ndryshimi i klimës nuk ishte shkaku i drejtpërdrejtë i zjarreve, ata prej kohësh kanë paralajmëruar se një klimë më e nxehtë dhe e thatë do të kontribuonte që zjarret e Australisë të bëhen më të shpeshta dhe më të forta.

Në analizën e tij, studiuesi i Institutit Australian krahasoi të dhënat zyrtare të Byrosë së Meteorologjisë nga 1999 në 2018 me standardet e mesit të shekullit të 20-të.

Ajo zbuloi se temperaturat e verës kishin zgjatur 31 ditë më shumë sesa në vitet 1950 dhe 1960, ndërsa dimri ishte rreth 23 ditë më i shkurtër.

Ai vuri në dukje se disa zona, të tilla si qyteti i Port Macquarie në New South Wales, po përjetonin edhe më shumë ndryshime drastike për gjatësinë e stinëve, me shtatë javë të tjera të temperaturave tradicionale të verës sesa në vitet 1950 dhe 1960.

.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thaçi dhe Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë
Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.013361930847168
array(1) { ["section"]=> string(76) "ndryshimet-klimatike-vera-ne-australi-zgjat-dy-here-me-shume-se-dimri-197153" }