Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
39 °
Mër
40 °
Enj
33 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Ndryshimet klimatike: Pas 20 vitesh do të “zhduken” makinat me benzinë dhe naftë, BE prezanton planin strategjik për ‘shpëtimin e Tokës’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur një sërë strategjish për të luftuar ndryshimet klimatike me synim arritjen e qëllimit për neutralizimin e karbonit deri në vitin 2050.

Dhjetra projektventime janë propozuar sot, pjesë e një prej paketave më të mëdha, por që do të duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare të bllokut dhe parlamenti i BE-së.

Në këto propozime përfshihen plane për të taksuar karburantin e avionëve dhe në mënyrë efektive të ndalohet shitjen e makinave me benzinë dhe naftë brenda 20 viteve. Negociatat mbi këto propozime pritet që të zgjashin me muaj, pasi është tepër e vështirë për të arritur të gjithë në një vendim përfundimtar.

Shefi i Politikës së Bashkimit Evropian në një deklaratë për mediat tha se do përpiqen që të bëjnë më të mirën dhe do i japin njerëzve “një mundësi për të luftuar”.

“Ne do të kërkojmë shumë nga qytetarët tanë. Gjithashtu, ne do të kërkojmë shumë nga industritë tona, por ne e bëjmë atë për një arsye të mirë. Ne po e bëjmë të gjithë këtë për t’i dhënë njerëzimit një mundësi për të luftuar”, tha ai.

Sipas disa burimeve për agjencinë e lajmeve AFP këto propozime kanë shkaktuar konflikte serioze në rradhët e Komisionit Evropian.

Kundërshtimi i këtyre strategjive pritet edhe nga disa udhëheqës të industrisë, si linjat ajrore dhe prodhuesit e automjeteve, si dhe nga vendet anëtare lindore që mbështeten te qymyri.

Një diplomat i BE tha se suksesi i kësaj pakete do të qëndrojë në aftësinë për të qenë realiste dhe e drejtë.

Gjithashtu ai shtoi se kjo paketë nuk do të destabilizonte ekonominë: Qëllimi është të vendosim ekonominë në një niver të ri, jo ta ndalojmë atë.

Masat të quajtura si plani më abicioz i BE-së për të trajtuar ndryshimin e klimës, është emëruar si paketa “Fit for 55” sepse do ta vinte bllokun në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e tij të vitit 2030 për të ulur emetimet e karbonit me 55% nga nivelet e vitit 1990.

Disa nga propozimet kryesore përfshijnë:

-Kufizime më të rrepta të shkarkimeve për makinat, të cilat pritet t’i japin fund shitjeve të reja të automjeteve me benzinë dhe naftë deri në 2035.

-Një taksë mbi karburantin e aviacionit dhe një çlirim tatimor 10-vjeçar për alternativat me karbon të ulët

-Një e ashtuquajtur tarifë kufiri karboni, e cila do të kërkojë që prodhuesit nga jashtë BE të paguajnë më shumë për importimin e materialeve si çeliku dhe betoni

-Synime më ambicioze për zgjerimin e energjisë së rinovueshme rreth bllokut

-Një kërkesë për vendet që të rinovojnë më shpejt ndërtesat që nuk vlerësohen me efikasitet energjetik

Më shumë

spot_img
spot_img