Ky fundit do të lëvizë vetëm pak metra për të ndruar zyrën në të njëjtën godinë. Me ardhjen e gjirokastritit Hametaj në krye të financave shqiptarët do ta kenë më te veshtirë të shohin lekun si më parë”, shkruan ironikisht Dylgjeri.
Rama ka hequr para pak minutash ministrin e Financave Shkëlqim Canin, duke e zëvendësuar atë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Në vend të Ahmetajt është vendosur ministre Milva Ekonomi, që mbante postin e zv.ministres së Shëndetësisë. Nuk dihet kush do zëvendësojë Ekonomin te Ministria e Shëndetësisë dhe nëse do të ketë lëvizje të tjera surprizë të Ramës, edhe pse kryeministri i ka mohuar gjithnjë.
.