Tirana
overcast clouds
7 ° C
7 °
7 °
93 %
2.1kmh
90 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

NDRYSHIMET e fletës së votimit në zgjedhjet e vitit 2017 me atë të 25 prillit 2021, më pak subjekte por më shumë mundësi zgjedhje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.

Fleta e miratuar mund të mos jetë përfundimtare për shkak se PS ka vendosur ta ankimojë vendimin e KQZ-së, pasi kërkon që emrat e kandidatëve të mos jenë të vendosur në fletë.

Por ku ndryshon fleta e votimit e 25 prillit 2021 me atë të 25 qershorit 2017?
 
Në 25 qershor 2017 nuk garonte asnjë koalicion, por votohej për 18 parti që garonin të ndara nga njëra tjetra, ndërkohë që në zgjedhjet e 25 prillit janë 2 koalicione, “PD-AN” dhe “ABEOK”.

Qytetarët në vitin 2017 votonin vetëm ëpr partinë, ndërkohë që në këto zgjedhje do të kenë mundësinë të votojnë edhe për kandidatin që preferojnë, pasi emrat e kandidatëve do të jenë të shënuar në fletën e votimit.

Madhësia e fletës do të jetë në përmasat 30×60 cm, por do të ndryshojë madhësia e shkrimit nga qarku në qark. Tirana që ka 36 kandidatë, emrat do të jenë me shkronja më të vogla, ndërsa në qarqet e tjera shkronjat do të jenë më të mëdha.

Pra, qytetarët e kishin më të thjeshtë për të votuar në vitin 2017, për shkak se vendosën vetëm një “X” në krah të djathtë të fletës, por në 25 prill kanë më shumë mundësi të zgjedhin kandidatin e preferuar.

Fleta e votimit në 25 qershor 2017:

Fleta e votimit në 25 prill 2021:

LEXO EDHE: ZYRTARE/ Këto janë fletët e votimit që do të përdoren në çdo qark në zgjedhjet e 25 prillit (FOTO)

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img