Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Ndryshime të rëndësishme në Policinë e Shtetit, rikthehet në detyrë drejtori i akuzuar nga Rama për ndërtim pa leje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në Policinë e Shtetit në ditët e fundit, ku mësohet se është larguar drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Edmond Tarkaj.

Ai ishte në atë detyrë që prej korrikut të vitit 2014, ndërkohë që tashmë është emëruar në Tiranë si Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse.

Ndryshim ka patur edhe në Komisariatin e Ersekës, ku mësohet se drejtor ka kaluar Ardit Elmazi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Komisariatit nr.6.

Në vend të Elmazit mësohet se është emëruar Ylli Doda, i cili më herët ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit. Doda u akuzua nga kryeministri Rama në vitin 2017 për ndërtime pa leje dhe u shkarkua nga detyra.

Ndërkohë nga qytetarët përflitet se Ylli Doda është mik i Sandër Lleshaj dhe emërimi i tij ka ardhur me porosi nga ish-ministri.







Më shumë

spot_img
spot_img