Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndryshime organizative në PS? Edi Rama e pranon: Jemi në rrugën drejt fushatës, do bëjmë dhe të tjera

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshime organizative në PS? Edi Rama e pranon: Jemi në rrugën

Kryesocialisti Edi Rama ka thënë mbrëmjen e sotme se në strukturat e Partisë Socialiste kanë ndodhur ndryshime, gjatë një mbledhje që ka mbajtur Kryesinë e Partisë. I pyetur nga gazetarët, ai tha se këto ndryshime ishin të natyrës administrative.

"Këto janë ndryshime të natyrës administrative, që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme për publikun. Nuk janë ndryshime qeverie, por administrative. Jemi në rrugën drejt një fushate tjetër zgjedhore. S'ka asgjë të re, do bëjmë dhe të tjera.

Nuk kanë rëndësi emrat, këtu jemi shërbëtorë të një misioni. Kjo është një skuadër, dhe ka lojtarë që kanë role të ndryshme", u shpreh Rama, pas daljes nga selia e Partisë Socialiste.

Më herët, kryeministri dhe kryetari i PS foli dhe për inflacionin dhe masat e qeverisë që ai drejton gjatë kësaj periudhe të vështirë, krijuar nga lufta në Ukrainë.

"Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur absolutisht të gjithë. Por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur, pa shkatërruar ekuilibrat financiar të vendit. Pjesë e kësaj është dhe komunikimi dhe sqarimi i vazhdueshëm. Nga ana tjetër, për të vazhduar dhe me masat që kemi marrë", vijoi ai.

Lexo edhe: Ndryshime organizative në PS? Edi Rama e pranon: Jemi në rrugën drejt fushatës, do bëjmë dhe të tjera

Lexo edhe: Instalacioni te Kryeministria, Rama: Nuk është vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme, s’po bëhet për mua

Lexo edhe: Edi Rama flet për kullën 40 kate përballë PS: Do t’i kushtojë sa frëngu pulën, s’do të gëzojë asnjë metër katror më shumë

Lexo edhe: “A ka lidhje Erdogan me mbylljen e shkollës Mehmet Akif?” Rama: S’më bën njeri presion, jam kryeministër i zgjedhur nga shqiptarët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese