Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mund të ketë në muajn shtator një drejtues të ri. Burime për Newsbomb.al nga ky institucion kanë bërë të ditur se muajn e ardhshëm pritet që Pranvera Fagu të mos jetë në krye të këtij institucioni.
Të njejtat burime bëjnë të ditur për Newsbomb, se në këtë institucion pritet të emërohet drejtor i përgjithshëm, Petrit Rama, i cili aktualisht mban postin e drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.
Petrit Rama njihet si mik i afërt i ish-kryeministrit socialist, Fatos Nanos.
Pranvera Fagu mori detyrën më 7 korrik të 2015, duke zëvendësuar Irena Beqirajn, që ishte e komanduar në atë post pas dorëheqjes së Spiropalit. Në rast se Petrit Rama do të emërohet drejtor i Doganave në shtator, ai do të jetë personi i katërt brenda një mandati qeverisës, pas Elisa Spiropalit, Irena Beqirajt dhe drejtoreshës aktuale Pranvera Fagu, që do drejtojë një prej institucioneve më të rëndësishme në vend.