Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndryshime në qeveri? Spiropali: Është normale që të shpalosen në Kongres, por...

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshime në qeveri? Spiropali: Është normale që të

Ministrrja socialiste Elisa Spiropali ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me vendimet që do të merren në Kongresin e Partisë Socialiste të shtunën e 9 prillit.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri, ajo u shpreh se është normale që vendime të tilla të shpalosen në Kongres dhe Asamble, por këtë herë fokusi i Kongresit është tjetër, duke lënë të nënkuptohej se nuk do të ketë ndryshime, ashtu siç pohoi edhe kryeministri Rama pak ditë më parë.

“Është normale që në Asamble, Kongrese, përgjithësisht ku janë drejtuesit e partisë dhe ata që përfaqësojnë në territor të shpalosen, por ky Kongres nuk e ka këtë qëllim, edhe pse nuk e kam tagrin ta caktoj këtë, por ky është një Kongres me fokus tjetër”, tha ajo.

Spiropali ka komentuar me ironi rikthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike. "Lëre më, zi e më zi, nga shiu në breshër, duan të vënë vetulla e nxjerrin sytë, por ne s’na takon ta bëjmë këtë analizë, por të shohim veten tonë dhe të jemi version më i mirë i vetes", u shpreh ministrja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed