Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Ndryshime në Policinë e Beratit, emërohen shefat e rinj për krimet dhe qarkullimin, ikin edhe drejtuesit e Komisariateve (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edmond Tarkaj, drejtor i Policisë së Beratit, ka firmosur ndryshimet e reja që lidhen me shefat e krimeve dhe ata të qarkullimit rrugor. Gjithashtu, janë ndryshuar dhe shefat e Komisariateve që janë në varësi të kësaj drejtorie.

Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun. Ora News mëson se lëvizjet e reja kanë prekur çdo sektor drejtues të Policisë Berat, ku janë emëruar:

  • Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi, i cili zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;
  • Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku, që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj, ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;
  • Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë, ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.
  • Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.
  • Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua drejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat, Kuçovë e Dimal.

  • Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze, që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;
  • Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili, që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;
  • Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai, që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img