Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndryshime në ligjin për Koncesionet dhe PPP, zbardhen tre VENDIMET e reja

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka publikuar tre vendimet e marra sot gjatë komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat për ndryshimet në ligjin për Koncesionet dhe PPP

Nga 1 korriku nuk do të mund të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale.

Gjithasti shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, po diskutojmë ndryshimet në ligjin për Koncesionet dhe PPP, për të cilat punuam gjatë ne Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me ekipin FMN:

Nga 1 korriku 2019:

  1. 1. Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.

Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

  1. 2. Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar
  2. 3. Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll