Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, lëvizin 6 drejtorët në qarqe, Ardi Veliu shkarkon ‘Shefin’ e Korçës (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d095ed72b9b4f6622c296efc5b3ec587

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu,  ka firmosur një urdhër për disa ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit.

Janë 6 drejtorë të cilët do të ndryshojnë pozicionin e tyre me urdhër të Veliut, ndërsa drejtori i Policië Korçë Lorenc Paganika është shkarkuar nga detyra.

E gjithë kjo vjen pas skandalit të Policisë Kufitare, ku vetë drejtuesit ishin të përfshirë në trafikimin e arabëve në Shqipëri.

Ferdinand Mara nga kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Drejtor i Policisë Korçë.

Neritan Nallbati nga drejtor i Standardeve është emëruar drejtor policie në Berat

Bledar Çeliku nga drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme kalon drejtor policie në Fier.

Andon Marku, ish-drejtor në Fier shkon drejtor Kufiri në Korçë

Drejtori i Kufirit Korçë, Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.

Arben Ibro emërohet drejtor Kufiri në Tiranë.

Ndërkohë, më parë janë shkarkuar drejtoresha Enkeleda Toska dhe 4 zyrtarë të Policisë Kufitare.

LEXO EDHE: Skandali i trafikut të arabëve në Shqipëri, pezullohet drejtoresha dhe 4 zyrtarë të Policisë Kufitare, kishin lidhje me skemën kriminale (EMRAT)

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img