Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndryshime në Komisariatin e Maliqit, largohet drejtori Besnik Qevani, ja kush e zëvendëson

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshime në Komisariatin e Maliqit, largohet drejtori Besnik Qevani, ja

Besnik Qevani nuk do të mbajë më postin e drejtorit të Komisariatit të Maliqit, pasi është transferuar si drejtor i sektorit të Policisë Kufitare në Dibër.

Në vend të tij në Komisariatin e Maliqit është emëruar Ramiz Hymeti, i cili më parë ka mabjtur postin e drejtorit të Komisariatit të Kolonjës.

Ditët e fundit në Policinë e Shtetit ka patur disa ndryshime, si lëvizja e Edmond Tarkajt nga Policia e Dibrës, i cili u emërua Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse në Tiranë.

Ndryshim ka patur edhe në Komisariatin e Ersekës, ku mësohet se drejtor ka kaluar Ardit Elmazi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Komisariatit nr.6.

Në vend të Elmazit mësohet se është emëruar Ylli Doda, i cili më herët ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit. Doda u akuzua nga kryeministri Rama në vitin 2017 për ndërtime pa leje dhe u shkarkua nga detyra.

LEXO EDHE: Ndryshime të rëndësishme në Policinë e Shtetit, rikthehet në detyrë drejtori i akuzuar nga Rama për ndërtim pa leje

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll