Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndryshime në dy ministri, ja kush janë 5 emrat që vijnë dhe ikin

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshime në dy ministri, ja kush janë 5 emrat që vijnë dhe

Në vendimet e qeverisë të publikuara këtë të martë njoftohen disa ndryshime në Ministrin e financave dhe Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur të bëhen disa ndryshime të zëvendësministrave.

Janë ndryshuar vendet e zëvendësministrave në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, tashmë të ndarë në Financat veç dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Vendimet e Qeverisë

Njoftimi i plotë:

V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

*

V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

*

V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

*

V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese